Skip to content
Të Gjitha

Digjen 2 hektarë kullotë në Gjirokastër, zjarri rrezikon edhe zonat e banuara

· 1 min lexim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë sot në Dropull të Gjirokastrës midis Dervicianit dhe Goranxisë. Deri tani janë djegur rreth 2 hektarë kullotë dhe 50 pisha.

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikëse, por po haset shumë vështirësi në fikjen e vatrave të zjarrit, për shkak të terrenit të thyer malor.

Forcat zjarrfikëse po përpiqen të shmangin përhapjen e zjarrit pranë zonave të banuara.

Në këto zona, zjarret përbëjnë një problem që ndodh çdo vit. Kujtojmë këtu se në muajin korrik të këtij viti, në Gjirokastër u regjistruan 4 vatra zjarri.

Kjo e sotmja është vatra e dytë e zjarrit në Dropull në më pak se një javë.