Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dieta ‘mjekësore’/ Ushqimet më të mira që ju mbrojnë shëndetin e veshkave

18:28 11/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Trupi jonë ka disa organe të cilave jo shpesh u kushtojmë rëndësi por mosfunksionimi i mirë i tyre, ose anomalitë që ata sjellim mund të degjenerojnë cilësinë e jetës tonë.

Të tilla janë edhe veshkat, shëndeti dhe funksionimi i mirë i të cilave është thelbësor jo vetëm për mirëqenien tonë, por na bënë që të kemi ose jo një cilësi jetese të mirë.

Problemet që mund të vijnë nga mosfunksionimi i mirë i veshkave shkaktojnë sëmundje të ndryshme si ato kardiovaskulare, por na çojnë deri tek hemodializa apo edhe humbja e jetës.

Por për fat e kemi vetë në dorë mbajtjen në funksion të mirë të veshkave tona dhe kjo nis që nga tryeza jonë.

Ka një grup ushqimesh që i mbajnë veshkat të shëndetshme, falë antioksidantëve që janë armiq të sëmundjeve kronike.

Ndaj është shumë e rëndësishme që të ushqeheni me ushqime të pasura me antioksidantë, të cilat do t’i gjeni në listën e mëposhtme

Ushqimet më të mira për veshkat:

Specat e kuq

Specat e kuq përmbajnë pak kalium por shumë vitamina si C, B6, A, acid folik dhe fibër. Janë shumë të mira për shëndetin e veshkave. Specat e kuq përmbajnë likopen, një antioksidant që e mbron organizmin nga radikalet e lira. Specin e kuq mund ta konsumoni bashkë me peshkun ton, mishin e pulës ose në sallata.

Lakra

Kjo perime është e pasur me fitoushqyes që largojnë radikalet e lira nga organizmi dhe pakësojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Sipas ekspertëve të AgroËeb.org, kjo perime përmban vitaminat K dhe C, fibër, vitaminat B6, dhe acid folik që i mban veshkat të shëndetshme.

Lulelakra

Kjo perime miqësore me veshkat është një burim i pasur me vitaminë C, folat dhe fibër. Ajo ka edhe disa përbërës të rëndësishëm për mëlçinë dhe neutralizon substancat toksike. Lulelakra konsumohet e gatuar me avull, e zier si edhe përfshihet në sallata.

Hudhra

Lufton inflamacionin dhe kolesterolin. Ajo përmban antioksidantë dhe parandalon mpiksjen e gjakut, duke i ardhur në ndihmë veshkave. Hudhra përdoret në shumë gatime si me me mish, perime, peshk dhe salcë domate.

Qepët

Qepët përmbajnë flavonoidë dhe kuercetinë që parandalojnë depozitimin e yndyrnave në enët e gjakut. Kuercetina është një antioksidant që mban larg sëmundjet e zemrës. Qepët janë shumë të mira për veshkat dhe kanë pak kalium. Ato përmbajnë krom që ndihmon në metabolizimin e yndyrnave, proteinave dhe karbohidrateve.

Mollët

Një mollë e vetme është burim i pasur fibre dhe substancash që luftojnë inflamacionin. Ajo largon kolesterolin e keq, shmang konstipacionin dhe sëmundjet e zemrës. Ky frut i bukur mund të konsumohet edhe si pije e shijshme.

Frutat e pyllit

Boronicat përmbajnë anthocianidinë, një antioksidant që largon toksinat dhe inflamacionin. Ato përmbajnë vitaminë C, fibër dhe mangan. Boronicat bëjnë mrekullira edhe për kockat. Mjedra përmban një acid që neutralizon radikalet e lira në organizëm.

Luleshtrydhet janë të pasura me antioksidantë, vitaminë C, mangan, fibër por edhe shumë substanca kundër inflamacionit, që garantojnë shëndetin e zemrës dhe veshkave.

E bardha e vezës

Përbën proteinën më të pastër dhe më cilësore që mund të gjendet në tokë. Ajo përmban amino acide të rëndësishme dhe pak fosfor që e bën fantastike për shëndetin e veshkave.

Peshku

Peshku është një burim i pasur proteinash. Rekomandohet që të konsumoni dy ose tre herë peshk në javë. Peshku përmban acidet yndyrore omega-3 që parandalon radikalet e lira dhe sëmundjet e zemrës. Peshku është i dobishëm kundër kolesterolit të keq dhe rritjes së nivelit të kolesterolit të mirë.

Vaji i ullirit

Vaji i ullirit përmban acid oleik që mbron organizmin kundër oksidimit. Për më tepër, polifenolët dhe antioksidantët luftojnë inflamacionin dhe mbajnë veshkat të shëndetshme. Nëse i kushtojmë trupit më shumë vëmendje se bukurisë së jashtme, do të ndihemi dhe do të dukemi më mirë se kurrë. Shëndeti i veshkave është thelbësor për një organizëm të shëndetshëm dhe jetë të qetë.

/Burimi: AgroWeb.org/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

 

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: dietambrojtjeushqimeveshka

Të tjera

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet
Aktualitet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt. Kjo duket te reagimi i pushtetit, te debati publik, te vëmendja jashtë vendit dhe te fakti...

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës
Aktualitet

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol...

14:52 22/06/2026
Para

Tottenhami blen kartonin e Bale nga Real Madridi për vetëm 15 milionë euro

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip