Skip to content
Kosovë

Di Maio nesër viziton Kosovën, takohet me homologen e Punëve të Jashtme

· 2 min lexim

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio do të vizitojë ditën e nesërme Kosovën.  Ai do të pritet në aeroportin “Adem Jashari” nga homologia Donika Gërvalla. Në orën 15:00, Di Maio dhe Gërvalla do të zhvillojnë një takim bilateral në Ministrisë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Më pas ministri i Financave të Kosovës dhe ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve. Di Maio dhe Gërvalla do të dalin në deklaratë në orën 15:45.

Axhenda e plotë:

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, z. Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

Duke patur parasysh masat e sigurisë dhe ato për mbrojtje nga pandemia COVID-19, luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të vijnë në kohën e caktuar, për të përcjellë aktivitetet e lartëpërmendura.