Skip to content
Fokus

Dhurata 100 milionëshe e Trejsi Sejdinit do të përdoret nga Policia e Shtetit

· 1 min lexim

Policia e Shtetit do të përdorë një nga makinat luksoze të konfiskuara, e cila i përket ish-misit shqiptar, Trejsi Sejdini.

Makina e Trejsit është tip “Mercedes-Benz, V8 biturbo”, e cila në treg ka vlerën mbi 100 mijë euro.

Ky automjet me vlerë të konsiderueshme është sekuestruar në shtator të vitit 2019, për të cilën sipas verifikimeve nuk ishte i regjistruar në emër të ish-Miss “Univers Albania 2018”, Trejsi Sejdini.

Ish-misi e kishte marrë dhuratë makinën luksoze për datëlindje, e cila ishte në zotërim të Leonard Dukës.

Sipas ministrit Balla pak ditë më parë, të gjitha mjetet luksoze të konfiskuara do t’i kalojnë Policisë së Shtetit për të përmbushur nevojat e saj. Ai tha se mjetet e shpejta, do të përdoren nga Policia Rrugore, ndërsa mjete të tjera do t’i kalojnë Repartit RENEA për operacione.