Skip to content
Kryesore

Dhunoi gruan/ Kush është 47-vjeçari i arrestuar në Tiranë, i dënuar për vrasje

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vaqarr ku një grua, pas dhunës së vazhdueshme nga i shoqi ndaj saj dhe të bijës, ka pirë fotoksinë.  Policia bën me dije se gruaja është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në pranga ka rënë burri i saj, Gentjan Liçaj, 47 vjeç.

Shkak për dhunën dyshohet se janë bërë konfliktet për të bijën e çiftit, 18-vjeçe, të cilën 47-vjeçari kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj. Liçaj mësohet se ka qenë i dënuar më parë, për vrasjen e një efektivi policie.