Skip to content
Kryesore

Dhunohet personazhi i njohur i rrjeteve sociale Genard Hajdini dhe babai i tij

· 1 min lexim

Personazhi i njohur në rrjetet sociale, Genard Hajdini, dhe babai i tij janë dhunuar nga një person ende i paidentifikuar, në orët e para të mëngjesit të 3 gushtit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në një lokal në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.

Sipas informacioneve, Hajdini ndodhej në lokal së bashku me të atin, kur një person i afrua dhe i goditi të dy me grusht në fytyrë.

Të lënduarit u dërguan menjëherë në Spitalin e Traumës, ku morën ndihmën e parë mjekësore. Fatmirësisht, asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Vetë Genard Hajdini, në një video të publikuar nga ambientet e spitalit, ka treguar momentet e incidentit:

“Na rrafi njëri, na bëri peshk fare, ishte i fortë, i fortë i dheut. Po fajin e kishte dhe çik baba se foli me zë të lartë. Po dhe ai vetë e krujti se i ra babës me grusht të parit”, shprehet Hajdini.

Pas daljes nga spitali, ai ka bërë denoncimin në polici, e cila ka nisur hetimet për të identifikuar dhe kapur autorin e sulmit.