Skip to content
Kronikë

Detaje tronditëse nga vrasja në Shkodër, 33-vjeçari u gjet i pajetë jashtë makinës nga familjarët

· 1 min lexim

Valter Fejza ka mbetur i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Hot i Ri, në Shkodër rreth orës 21:48.

33 vjeçari u gjet i vrarë me armë zjarri jashtë makinës së tij nga familjarët, të cilët më pas njoftuan edhe policinë.

Policia ndodhet në vendngjarje ka ngritur disa postblloqe për kapjen e autorit/autorëve.

Njoftimi i Policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.