Skip to content
Të Gjitha

Detaje të reja nga operacioni për kapjen e Xhevahir Jonuzit. Si qëlloi dy herë ndaj RENEA-s dhe identiteti fals që përdorte

· 1 min lexim

I shumëkërkuari Xhevahir Jonuzi, i dënuar me 25 vite burg, u arrestua më 18 janar nga forcat RENEA dhe policia e Vlorës.

Efektivët rrethuan banesën, por Jonuzi pikasi blutë dhe u arratis.

Ai ishte i armatosur dhe nuk i kurseu as plumbat ndaj efektivëve.

Megjithatë, policia arriti të vinte në pranga 47-vjeçarin.

Së fundmi, detaje të reja kanë dalë në dritë rreth operacionit.

Pasi ka pikasur policët, ai ka qëlluar dy herë në drejtim të efektivëve, por të dyja rastet i ” kanë shkuar huq.”

RENEA u kundërpërgjigj dhe ka qëlluar po ashtu me dy plumba, njëri prej të cilëve e ka plagosur në këmbë.

Po ashtu, është bërë me dije se Jonuzi ka përdorur të dhënat e një banori nga Sukthi gjatë kohës që ishte në kërkim.

Në banesën e tij në pyll, RENEA i gjeti Jonuzit një pasaportë biometrike me emrin Sutki Lala.

47-vjeçari është dënuar me 25 vite burg për vrasja nga Gjykata e Vlorës, e cila po ashtu në vitin 2018 ka kërkuar burg për të pasi i ka shtuar akuzat për: “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.