Skip to content
Kosovë

Dështon seanca e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

· 1 min lexim

Edhe tentativa e 50-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës ka dështuar, duke thelluar krizën institucionale që po vazhdon prej disa javësh.

Mungesa e konsensusit ndërmjet partive politike mbetet pengesa kryesore për formimin e institucioneve të reja.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, bëri të ditur se përpjekja e radhës do të zhvillohet të mërkurën, në orën 11:00.

Në qendër të bllokadës ndodhet mosmarrëveshja për ngritjen e komisionit që do të organizonte votimin për kryetarin e Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje insiston për kandidaturën e Albulena Haxhiut dhe për zhvillimin e një votimi të fshehtë, ndërkohë që PDK, LDK, Lista Serbe, AAK dhe Nisma kundërshtojnë këtë propozim.

Në seancën e sotme morën pjesë 104 deputetë, por vetëm 53 votuan pro ngritjes së komisionit – një numër i pamjaftueshëm për miratimin e tij. Situata mbetet e tensionuar, sidomos duke pasur parasysh se afati kushtetues prej 30 ditësh, i përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese me vendimin KO124/25, skadon më 26 korrik 2025.