Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dëshmia e Nimanit: Efektivi i RENEA-s është i pafajshëm, mbaj unë përgjegjësi për kokainën

11:04 17/05/2021
Reading Time: 2 min lexim

Ded Nimani ka deklaruar sot se kokainën me të cilën u kap, e shiste për të siguruar jetesën, në pamundësi të çdo lloj mënyre tjetër. Në dëshminë e siguruar nga ABC, Nimani thotë se personat që ndodheshin me të, efektivi i RENEA-s, Xhujlo Liçi, dhe Luan Gaci, nuk kishin dijeni se në pako ndodhej lënde narkotike.

Nimani tregoi se ku e siguroi drogën, si dhe veprimet që ndoqi më pas derisa e arrestuan. “Pasi jam interesuar kam mësuar se në zonën e Plepave në Durrës është një person që shet drogë. Kam marrë si taksi një të njohurin tim që quhet Luan, të cilit nuk i kam treguar arsyen e vërtetë, dhe së bashku shkuam deri në Plepa.

Nuk desha qe ai të dinte se ku e marr drogën dhe as kë takoj, për këtë arsye i kam thënë luanit nisu dhe më prit rrugës së Ndroqit”.

Ded Nimani

Më tej, ai tregon se pasi bleu sasinë e drogës, eci një farë kohe në këmbë dhe pastaj i ka bërë me shenjë një makinë e cila ndaloi. Automjeti në fjalë drejtohej nga efektivi Xhujlo Liçi. Megjithatë, Nimani thotë se shoferin nuk e njihte e se madje as emrin nuk ia mësoi dot.

“Kam hipur në këtë makinë, pakon e drogës e vura në bagazh se kisha frikë se bie erë dhe nuk desha që shoferi i makinës të kishte dyshime. Në rrugë kam parë makinën e Luanit të ndaluar dhe i thashë këtij shoferit të rastit të ndalonte aty, se deri në Tiranë do të vija me Luanin.

Gjithë përgjegjësia është imja dhe u kërkon ndjesë Luanit dhe këtij shoferit që ndaloi të më bënte nder për situatën e krijuar. Kërkoj edhe mëshirën edhe të organit të procedurës por e kam bërë sa më sipër nisur nga vështirësitë ekonomike dhe shëndetësore të familjes sime”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: deshmiaeditor-choiceefektivi i Reneaskokaina

Të tjera

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë
Bota

Vuçiç dhe Dodik paralajmërojnë aleancë ushtarake me Hungarinë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thelluar bashkëpunimin me Hungarinë, duke shprehur ambicien për krijimin e një aleance apo pakti...

08:34 08/04/2025
'Stuhia' godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret
Aktualitet

‘Stuhia’ godet grupin kinez të prostitucionit, procedohen tutoret

Policia e Durrësit ka goditur një tjetër rast të shfrytëzimit për prostitucion në kuadër të operacionit të koduar “Storm 3”...

12:45 05/04/2025
Para
Si u ekzekutua 32-vjeçari? Policia jep informacion zyrtar për vrasjen që tronditi Shkodrën (Pamje të rënda)

Si u ekzekutua 32-vjeçari? Policia jep informacion zyrtar për vrasjen që tronditi Shkodrën (Pamje të rënda)

Lajmet e fundit

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

Protesta po jep efekt, por tani duhen kërkesa të qarta ose rrezikon të shpërbëhet

15:27 22/06/2026
Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

Alarm për kapjen e tregut mediatik: Devollët drejt dominimit të transmetimeve dixhitale, në heshtje të Autoritetit të Konkurrencës

14:52 22/06/2026
Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

Shqipëria të transformojë strukturën ekonomike që të mbajë të rinjtë në vend

14:48 22/06/2026
Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

Zgjimi i elektoratit gri është fitorja më e madhe e protestës

14:05 22/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip