Skip to content
Sport

Dëshironi një biletë për Shqipëri-Çeki, FSHF jep datën

· 1 min lexim

FSHF ka njoftuar të gjithë sportdashësit që kanë dëshirë që të ndjekin ndeshjen e kombëtares shqiptare Çekinë, do të kenë mundësinë që të blejnë bileta që nga nesër, e martë, ora 12:00 në mënyrë elektronike në faqen zyrtare.

Tribunat V 101 – V 103 u mbajtën të rezervuara për tifozët çekë sipas afateve të përcaktuara në rregulloren e UEFA-s për këtë kompeticion.

Duke qenë se pala çeke njoftoi se do të shfrytëzojë vetëm një pjesë të tyre, atëherë pjesa e mbetur do t’u vihet në dispozicion sportdashësve tanë. Shitja e biletave do të jetë vetëm online.