Skip to content
Politikë

Deputetët përfundojnë betimin, Sali Berisha largohet i vetëm nga Kuvendi

· 2 min lexim

Ka përfunduar seanca e dytë plenare e ditës, ku 140 deputetët e zgjedhur të Kuvendit të Shqipërisë janë betuar. Deputetja më e vjetër në moshë, Lulejta Bozo ka drejtuar seancën dhe ka thirrur emrin e çdo deputeti para betimit.

Ndërkohë, Komisioni i Verifikimit të Mandateve ka ka konfirmuar katër emrat që do të zëvendësojnë deputetët që dhanë dorëheqjen.

Ndër deputetët që u betuan ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u largua menjëherë nga Parlamenti. Duke folur shkurtimisht për mediat, Berisha tha se nuk ndihet aspak i vetmuar në Kuvend.

Pyetja: A ndiheni i vetmuar në Kuvend?

Berisha: Aspak, përkundrazi (qesh) aspak i vetmuar.

Kujtojmë që ish kryeministri Sali Berisha u la jashtë grupit parlamentar të Partisë Demokratike pas shpalljes së tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimin e komunikoi kreu i PD, Lulzim Basha, një ditë para nisjes së punimeve të Kuvendit të ri. Basha tha se vendimi ishte personal, dhe se Berisha nuk do të jetë pjesë e grupit parlamentar deri në zbardhjen e plotë të vendimit të DASH. Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga vetë Berisha e po ashtu edhe nga mbështetësit e tij, që ditën e sotme e pritën me ovacione jashtë parlamentit.