Skip to content
Të Gjitha

Deputetët e PD-së tek Bregu i Lumit: Policia po dhunon banorët, i zgjoi me gaz lotsjellës

· 2 min lexim

Gjendja e krijuar në zonën e Bregut të Lumit paraqitet ende shumë e rënduar dhe nga protesta vjen edhe reagimi i parë nga deputetët e Partisë Demokratike.

Të pranishëm kanë qenë Jorida Tabaku, Klevis Balliu dhe Aldo Bumçi, të cilët kanë bërë edhe akuza të rënda ndaj policisë. Sipas tyre, policia i ka zgjuar banorët me gaz lotësjellës dhe që prej orë 06:00 të mengjesit kanë arrestuar disa nga ata që kanë protesuar një ditë me parë.

Në videot e shpërndara në rrjetin social të Partisë Demokratike, Facebook, janë hedhur dy video në njërën prej të cilave duket një shtëllungë e madhe tymi, për të cilin PD pretendon se është gaz lotsjellës.

“Video e përdorimit të gazit lotsjellës ndaj banorëve të Bulevardit, sot në orën 6 të mengjesit”, thuhet në postim.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/819642881708359/

Ndërkohë që përfaqësuesi i kësaj partie, Klevis Balliu ka shkuar edhe në Spitalin e Traumës, ku tashmë gjenden disa qytetarë dhe ka takuar Florën, e cila ka marrë disa fraktura në trup dhe këmbë.

“Flora, e debuar me dhunë nga policia, denoncon nxjerrjen jashtë shtëpisë me gaz lotsjëlles. Ajo është e shtruar në spitalin ushatarak me disa fraktura në trup dhe në këmbë”, shkruan PD.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/445106772722474/

Mirëpo në rrjet është duke qarkulluar edhe imazhi i një burri të moshuar, banor të Bregut të Lumit, i cili duket me gjak në kokë dhe pretendon se ka qenë policia ajo që e ka qëlluar. Mirëpo hidhet dyshimi se i moshuari mund të jetë qëlluar edhe nga guret që disa të rinj kanë qenë duke qëlluar Forcat e Ndërhyrjes Speciale.