Skip to content
Politikë

Denoncimi i fortë i Arben Ahmetajt: Si vodhën Rama me familjaren e tij 13 mln euro

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme, Arben Ahmetaj në intervistën e tij të parë që pas arratisjes denoncoi fort disa afera korruptive të kryeministrit Edi Rama.

Gjatë intervistës u shpreh se Edi Rama së bashku me një familjare të tij, të quajtur Rea kanë vjedhur 13 milion euro tek projekti Eko-Park i Porto Romanos.

Ky ishte konstatimi i fortë, se Edi Rama po vjedh me familjen e tij.

Gjithçka nis në korrik të vitit 2019, kur Edi Rama shpall se në Porto Romano do të ndërtohet një eko-park. Tenderi u shpall në tetor të vitit 2019 dhe në të marrin pjesë katër kompani. Por me 3 dhjetor, tenderi u anulua me pretendimin se kishte rënë tërmeti.

Ironia është se vetëm 13 ditë më vonë, marrëveshja për eko-parkun firmoset pa tender. Bëhet fjalë për një shumë prej 19 milionë eurosh.

Skandali vijon të përshfaqet më vonë, kur shoferi i familjes së Klodian Zotos merr përsipër të kryejë punimet për vetëm 6 milionë euro.

Sipas opozitës, 13 milionë euro përfunduan në xhepat e familjes Rama.

Ky është një tjetër skandal i Ramës që nuk ka shans të hetohet nga SPAK.