Skip to content
Të Gjitha

Dëmet nga tërmeti, Bashkia Lezhë miraton bonusin e qirasë për 160 familje

· 1 min lexim

Këshilli Bashkiak i Lezhës ka miratuar bonusin e qirasë për 160 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kryebashkiaku Pjerin Ndreu bën me dije se kjo është faza e parë e trajtimeve me bonus, pasi procesi po vijon.

Gjithashtu ai garantoi se brenda javës do të përfundojë vlerësimi përfundimtar i objekteve, shkruan “Shqiptarja.com”.

Bashkia ka përcaktuar edhe vlerën e bonusit, ku për apartamentet 1+1 është 12.600 lekë, për 2+1 është 15.400 lekë dhe për 3+1 është 20.400 lekë.

Ndërkohë këshilltari bashkiak, Augustin Marku, tha se familjet e prekura nga tërmeti, do të kenë tepër të vështirë të gjejnë shtëpi me qira me vlerat që janë miratuar.

Sipas tij tij tregu i qirave është rritur dhe vlera e bonusit duhet rishikuar.

Pas diskutimeve, u miratua vendimi për çmimin e qirave sipas vlerës së tregut.

Familjet e prekura nga tërmeti do të trajtohen me bonus qiraje, derisa të ndërtohen shtëpitë e tyre.