“Albani është ai që Donaldi i ka…. motrën në BB”, kështu u shpreh Albano Bogdo për Alban Ramosajn në episodin e parë të emisionit të tij. Në lidhje me këtë “batutë” aspak për të qeshur, por denigruese reaguan shumë personazhe të njohur ndër to së fundmi edhe Arbana Osmani. Kjo e fundit në sektorin e komenteve me kërkesë të një ndjekësje të saj. Në një postim në Instagram, një ndjekëse i shkruan: “Me thënë të drejtën po prisja një reagim nga ty për gjithë situatën e krijuar për njërën nga personazhet e BBV2“. Si fillim, Arbana i kërkoi ndjekëses t’i tregojë më shumë detaje se për çfarë bëhet fjalë, ndërsa më pas u shpreh: “Aaa po lexova që Trixa do ndërrmerte rrugën ligjore që besoj është mënyra e vetme e duhur në raste të tilla“, myll shkrimin Arbana, e cila sugjeron rrugën ligjore për Triksën.
Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...







