Debati/ Noka sfidon kreun e SPAK për hetimet mbi inceneratorët

Në një seancë të tensionuar në Kuvend, kreu i Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), Altin Dumani, prezantoi rezultatet për vitin 2023. Një debat i ashpër shpërtheu mes Dumanit dhe deputetit Flamur Noka, lidhur me hetimet për inceneratorët dhe rolin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Flamur Noka e sfidoi Dumanin duke e pyetur nëse Veliaj është nën hetim për mega-aferën e inceneratorëve. “Ju po hetoni mega-aferën e inceneratorëve. Shqiptarët kanë parë se para drejtësisë janë disa specialistë të niveleve të larta. Për inceneratorin e Tiranës, a janë caktuar masa të reja? Kokat e aferave të gjithë i dinë, vetëm ju jo. A janë zbatuar masat dhe ku ka ceduar zbatimi i tyre? Operacioni i fundit u dekonspirua. A po hetoni? A po hetohet Erion Veliaj? A ka hetime për familjarët e Veliajt? A jeni në dijeni të transfertave nga jashtë të 6 milionë euro, me emrin e vëllait të Veliajt? A mendoni se Veliaj si kryebashkiak dëmton hetimet për inceneratorët, 5D apo implikimin e vëllait të tij në afera? A po hetohen kompanitë në Qipro dhe shtete të tjera? Pse nuk sekuestrohet sera dhe toka në Sharrë, që kanë të bëjnë me inceneratorin e Tiranës? A po hetohet një kompani për shkelje kontrate për respiratorët? Solli 5 respiratorë dhe jo mbi 50, që duhet të sillte,” pyeti Noka.
Altin Dumani u përgjigj me diplomaci, duke sugjeruar që Noka të bëjë kërkesë për informacion si kallëzues për të marrë të gjitha informacionet e nevojshme. “Jeni kallëzues, bëj kërkesë për informacion dhe si kallëzues e do të merrni të gjitha informacionet. Lidhur me inceneratorin e Tiranës, është çështje në hetim paraprak dhe për të cilën po kryhen hetimet e nevojshme. SPAK po heton inceneratorët. Hetimi është kompleks. Duam të bëjmë hetim objektiv,” u shpreh Dumani.
Read next
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…
Thanë se e sulmoi ariu dhe vrau veten/ Hetimet për Urim Fikun zbulojnë pistën e vrasjes, dyshohet se u ndoq dhe u qëllua disa herë me pistoletë
Hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit Urim Fiku, më 3 nëntor në fshatin Godvi të Bulqizës, kanë zbuluar prova…