Skip to content
Kryesore

Zgjedhjet parlamentare/ PD refuzon ftesën

· 1 min lexim

Presidenti Bajram Begaj ka vazhduar takimet në kuadër të përgatitjeve për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen në vitin 2025.

Sot, Begaj kishte planifikuar të takohej me përfaqësues të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Megjithatë, kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ka refuzuar ftesën dhe ka bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në takim.

Mësohet se Bardhi e ka marr këtë vendim me arsyen se Partia Socialiste ka caktuar tashmë datën e zgjedhjeve dhe gjithçka po zhvillohet “si farsë”.

“Begaj thjeshtë do të zbatojë kërkesën që Balla dhe Rama i ka parashtruar ndaj nuk do të jemi pjesë e takimit”, u shpreh ai