Skip to content
Politikë

Data e zgjedhjeve parlamentare/ Begaj pret sot përfaqësues të PD dhe PS

· 1 min lexim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të konsultimeve për përcaktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në pranverën e vitit të ardhshëm, do të takojë sot përfaqësuesit e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste.

Sipas kalendarit të publikuar nga presidenca, Presidenti Begaj do të presë në orën 10:30 në institucionin e Kreut të Shtetit përfaqësuesit e Partisë Demokratike, konkretisht Sekretarin e Përgjithshëm, Flamur Noka, dhe kryetarin e grupit parlamentar, Gazment Bardhi.

Ndërkaq, në orën 11:30, do të jetë radha e takimit me përfaqësuesit e Partisë Socialiste, duke përfunduar më pas konsultimet me një takim me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi.

Pas këtyre konsultimeve, Presidenti do të shpallë datën e zgjedhjeve të ardhshme.