Skip to content
Të Gjitha

Dalin pamjet/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, ja si u munduan autorët të fshehin gjurmët

· 2 min lexim

Jan Prenga u rrëmbye në Kamëz pak javë më parë dhe më pas u vra.

Ishin kamerat e sigurisë, të cilët filmuan skenën kur pengu del i pajetë nga “Range Roveri” i bardhë.

Në pamjet filmike të siguruara nga “Neës 24”, shihet sesi pengmarrësit përpiqen të fshijnë gjurmët e krimit.

Ata mbërrijnë fillimisht në garazhin e resortit “Golden” në pronësi të Altin Hajrit.

Më pas nxjerrin trupin e pajetë të prengës dhe e fusin në një furgon të bardhë.

Pengmarrësit përpiqen që të fshijnë gjurmët e krimit, duke ndërruar rrobat dhe pastruar më pas dyshemenë me solucion.

Pasi kryen veprimet për të fshehur gjurmët, ata dëmtojnë kamerat e sigurisë, por pamjet ishin fiksuar tashmë.

Bazuar në filmime, grupi hetimor arriti të identifikonte pesë prej të dyshuarve, ndërsa u shpallën në kërkim disa të tjerë.

Policia dyshon se trup i 49-vjeçarit është groposur në rrethinat e Shijakut, por deri më tani nuk është gjetur ende.

Prokuroria e Tiranës ndërkohë ia ka kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, pas dyshimeve të forta, se autorët kanë vepruar si një grup kriminal.

Shkak për rrëmbimin dhe vrasjen e Prengës, u bë një sasi e konsiderueshme kokaine, që vëllai i tij, Astrit Prenga duhet t’ja dorëzonte tre grupeve kriminale në Shqipëri.

Porositësi i rrëmbimit deri më tani rezulton Dritan Rexhepi, i cili po vuan dënimin në një burg në Ekuador.