Skip to content
Politikë

Dalin fakte të reja nga protesta e dhunshme te PD, mbështetësit e Berishës ishin të përgatitur (Foto)

· 2 min lexim

Ditën e djeshme protesta e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kapërceu në akte të dhunshme.

Ndërkohë që një ditë më pas kanë dalur fakte të reja nga mënyra se si u përgatitën mbështetësit e Berishës para protestës.

Në fotot  që ka siguruar “Balkan Web” shihen se mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha ishin të përgatitur për dhunë dhe për të shkatërruar dyer e dritare të selisë blu.

Ashtu sikurse shihet qartazi  nga fotot, mbështetësit e Berishës kanë marrë me vete qese të mbushura me gurë, përveç traut prej çeliku, varresë e lëndës plasëse.

Ndërkohë që deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, komenton protestën e zhvilluar ditën e djeshme para selisë blu nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Gjekmarkaj shprehet se dita e djeshme ishte tragjike për Partinë Demokratike dhe mbase më tragjikja në historinë e saj, pasi sipas tij, “Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi”.

Në reagimin e gjatë, deputeti tregon orët e tensionit në selinë blu, teksa ai dhe shumë deputetë të PD ndodheshin brenda, të rrethuar nga gurët, varretë e lëndët plasëse.

“Dje ishte një ditë tragjike për Partinë Demokratike mbase më tragjikja në historinë e saj! Nga ato që nuk harrohen duke shenjur kujtesen e saj politike por edhe atë shoqërore. Skena që nuk donim kurrë ti shihnim i pamë, ankth që nuk donim kurrë ta provonim e provuam, dhimbje që nuk do donim ta kishim e kemi!
Secili prej nesh ka mort në shpirt. Selia e Partisë Demokratike sot i ngjet një germadhe. Policia e ka rrethuar ndertesen me shirita si skene krimi. Dje u finalizua në akt dhune retorika e kater”, tha ndër të tjera Gjekmarkaj.