Skip to content
Aktualitet

COVID-19/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja, 3 humbje jete në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Janë kryer 4,532 testime në të gjithë territorin e vendit, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, 486 qytetarë. Në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me virusin tre qytetarë. Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Lajm i mirë është se në orët e fundit e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 207 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë me përpikëri masat e vendosura anti-COVID dhe të vaksinohen. Kujtojmë se muaji shtator është muaj i hapur i vaksinimit për të gjithë personat mbi 18 vjeç.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Janë kryer 4,532 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 486 qytetarë, në këto bashki: 140 raste në Tiranë, 51 raste në Vlorë, 32 raste në Durrës, 27 raste në Fier, 24 raste në Lezhë, 19 raste në Elbasan, 17 raste në Shkodër, 15 raste në Berat, 13 raste në Vau i Dejes, 10 raste në Kukës, Kurbin, Kavajë, Lushnje, Korçë, Kuçovë, 9 raste në Peqin, 8 raste në Gramsh, 7 raste në Krujë, 6 raste në Tropojë, Divajkë, 5 raste Malësi e Madhe, Kamëz, Sarandë, 3 raste në Shijak, Dibër, Bulqizë, Librazhd, 2 raste në Pukë, Fushë- Arrëz, Mirditë, Vorë, Rrogozhinë, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Skrapar, 1 rast në Has, Patos, Këlcyrë, Memaliaj, Devoll, Poliçan, Prrenjas.

Aktualisht janë 9,506 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 97 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me Covid19 tre qytetare: një qytetare 63 vjeç nga Elbasani, një qytetare 80 vjeç nga Berati dhe një qyetetare 92 vjeç nga Vlora. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 207 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 133,332 që nga fillimi i epidemisë.

 

Statistika (30 Gusht 2021)

 

Raste të reja ditore       486

Të shëruar në 24 orë       207

Të shtruar në spitale       97

Humbje jete në 24 orë     3

Testime ditore                 4,532

 

 

Testime totale            1,040,124

Raste pozitive             145,333

Raste të shëruara         133,332

Raste Aktive                    9506

Humbje jete                     2,495

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

 

Tiranë             3399

Shkodër          1625

Vlorë               897

Durrës             742

Fier                  709

Lezhë              528

Elbasan           472

Berat               330

Gjirokastër       261

Korçë               237

Kukës              165

Dibër                 141