Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë/ Rënie e numrit të vdekjeve, regjistrohen 66 raste të reja

· 2 min lexim

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 66 raste të reja me Covid-19 nga 4.363 testime të kryera. Numri i vdekjeve ka pësuar një rënie në dy, në krahasim me 8 që ishin ditën e djeshme. Janë shëruar 221 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893. Në total numri i rasteve aktive është 3.185.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës. Me dozën e dytë janë vaksinuar deri tani 520.182 qytetarë.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.

Në total numri i rasteve aktive është 3.185.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!