Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, rëndohet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Minsitria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në 24 orët e fundit për sa i përket Covid-19.

Gjatë 24 orëve të fundit është shënuar një humbje jete nga Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Sot janë shëruar 89 qytetarë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarëve në 158.284 persona.  Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës. Ndërkohë deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Njoftimi i plotë i ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

12 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.189 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.701.091 doza të vaksinës.

Deri më sot 792.605 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 22.871 doza përforëcuese dhe 2.127 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 6.360 testime, 424 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 89 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.284.

Në total numri i rasteve aktive është 2.992.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!