Skip to content
Aktualitet

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i viktimave dhe rasteve të reja

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur situatën e Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve të fundit. Nuk ka pasur asnjë viktimë nga Covid-19 në 24 orët e fundit.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga testimi i 5 mijë e 561 mostrave, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se 107 kanë rezultuar pozitive. Në 24 orët e fundit 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, teksa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.

Ndërkohë sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082. Në total numri i rasteve aktive është 740.

 

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.

Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 5.561 testime, 107 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.

Në total numri i rasteve aktive është 740.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!