Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqiten shifrat e rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës informon se në 24 orët e fundit është shënuar një rast vdekje nga Covid-19.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja të shënuara ditën e sotme shifrat tregojnë se janë 22 qytetarë që kanë rezultuar pozitivë më Covd-19, pasi janë testuar 2095 persona në nivel kombëtar.  Në total numri i rasteve aktive është 428 persona me Covid-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.  Kosova në shifrat e viktimave nga Covid-19 mbetet midis 0-1, të paktën nga të dhënat e javës së fundit.

Njoftimi i plotë:

27 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6.239 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.549.215 doza të vaksinës.

Deri më sot 712.793 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.095 testime, 22 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 raste i vdekjes

Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.276.

Në total numri i rasteve aktive është 428.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!