Skip to content
Kronikë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24-orëve të fundit, duke evidentuar humbjet e jetëve, infektimet e reja si dhe ecurinë e procesit të vaksinimit.

Njoftohet se nuk është shënuar asnjë viktimë nga Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja nga 33 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.  Theksojmë se sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.  Në total numri i rasteve aktive është 52.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

09 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 68 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.680 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.347 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.914 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 233 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 7 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.221.

Në total numri i rasteve aktive është 52.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!