Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur bilancine  Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.  Njoftohet se nuk është regjistruar asnjë humbje jete si pasojë e Covid-19, ndërsa për sa i përket rasteve të reja, nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv. Theksojmë se sot janë shëruar 5 qytetarë duke eçuar numrin e përgjithëm të të shëruarve është 225.214.

Në total numri i rasteve aktive është 54 persona. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

 

08 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.608 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.310 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.896 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 254 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.214.

Në total numri i rasteve aktive është 54.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!