Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin e Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit.  Njoftohet se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga Covid-19, ndërkohë që për sa i përket rasteve të reja nga 400 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar të infektuar. Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170. Bëhet me dije se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 59. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.262 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

02 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.262 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.154 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 400 testime, 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 11 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.170.

Në total numri i rasteve aktive është 59.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!