Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ashtu sikurse çdo ditë Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka bërë të ditur bilancin e COVID-19 përgjatë 24 orëve të fundit.  Njoftohet se përgjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete.  Ndërkohë për sa i përket rasteve të reja  nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.  Vlen të theksojmë se kjo është një shifër rekord në kontekstin pozitiv lidhur më rastet e reja të Covid-19 ditore në Kosovë.

Në total numri i rasteve aktive është 75.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

29 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:Në 24 orët e fundit janë dhënë 25 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.983 doza të vaksinës. Deri më sot 823.036 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.721 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 469 testime, 0 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 28 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.134. Në total numri i rasteve aktive është 75. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!