Skip to content
Rajoni & Bota

COVID-19 në Kosovë/ Asnjë viktimë, regjistrohen 10 raste të reja në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit lidhur me pandeminë e COVID-19. Kosova nuk ka regjistruar asnjë viktimë, gjithashtu nga 1.848 testime të bëra në të gjithë territorin e vendit, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Mësohet se në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.  Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Lajm i mirë është se 12 qytetarë të tjerë e kanë fituar betejën me COVID-19. Gjithashtu Ministria e Shëndetësisë iu bënë thirrje qytetarëve që të ruajnë vigjilencën dhe të zbatojnë masat anti-COVID.

Njoftimi i IKSHPK’së:

17 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.446 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 118.538 doza të vaksinës.

Deri më sot 15.093 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.848 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.186.

Në total numri i rasteve aktive është 184.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!c