Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë/ 357 raste të reja në 24 orë, rritet ndjeshëm numri i viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit rreth situatës me COVID-19. Në njoftimin e MSH-së është bërë e ditur se përgjatë 24 orëve të fundit janë testuar 7 mijë e 27 mostra, nga të cilat 357 kanë rezultuar pozitive.

Numri i viktimave është rritur ndjeshëm gjatë 24 orëve ku nga 14 që ishin një ditë më parë sot janë shënuar 24 raste të vdekjes.
Në total numri i rasteve aktive është 15.835.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen dhe që të respektojnë masat e vendosura anti-Covid në mënyrë rigoroze pasi kjo shihet si e vetmja mënyrë për të parandaluar përhapjet e varianteve të reja me koronavirus.

Njoftimi i plotë i MSH-së:

4 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 20.144 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.066.947 doza të vaksinës.

Deri më sot 369.033 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 7.027 testime, 357 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.498 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 138.950.

Në total numri i rasteve aktive është 15.835.