Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë/ 19 persona humbin jetën në 24 orët e fundit, ja sa raste të reja janë regjistruar

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka bërë publike shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me pandeminë e Covid-19. Sipas informacioneve zyrtare në 24 orët e fundit janë shënuar 19 humbje jete në Kosovë. Nga 10.851 testime të kryera, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin e COVID-19. Lajmi i mirë është se në orët e fundit e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 2.255 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.  Që prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës ku vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë iu bën apel qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e vendosura anti-Covid, pasi përveç vaksinimit ato shihen si një faktor kryesor për të parandaluar përhpjen e varianteve të reja të koronavirusit.

Njoftimi i MSH’së:

09 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 19.458 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 975.279 doza të vaksinës.

Deri më sot 338.147 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 10.851 testime, 703 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 19 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 2.255 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 131.930.

Në total numri i rasteve aktive është 20.652.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!