Skip to content
Rajoni

Covid-19, Maqedonia e veriut siguron 500 mijë doza Remdesivir

· 1 min lexim

Maqedonia e Veriut ka siguruar 500 mijë doza të medikamentit Remdesivir i cili përdoret për trajtimin e covid-19, përmes Bashkimit Europian.

Komisioni Evropian ka nënshkruar marrëveshje kornizë me kompaninë farmaceutike “Gilead” për sigurimin e 500 mijë doza “Veklury”, emri i ilaçit “Remdesivir”.

Marrëveshja e përbashkët është nënshkruar me 36 shtete, përfshirë, Norvegjinë, Islandën, Mbretërinë e Bashkuar dhe gjashtë vende aktualisht anëtare ose kandidate për anëtarësim në BE. Përpos Maqedonisë së Veriut mbështetje për furnizimin e medikamentit në fjalë mund të ketë edhe Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Serbia e Bosnja Herzegovina.

“Veklury” përdoret për trajtimin e pacientëve me Covid-19 të cilët kanë nevojë për mbështetje me oksigjen.

Maqedonia e Veriut me këtë marrëveshje ka siguruar sasi të mëdha të ilaçit.

Deri më tani në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 800 viktima për shkak të covid-19 ndërsa janë infektuar më shumë se 21 mijë të tjerë.