Skip to content
Kosovë

COVID-19/ Kosova sërish me shifra të larta, ja sa raste të reja regjistrohen në24 orët e fundit

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka treguar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Sipas informacioneve zyrtare në 24 orët e fundit janë shënuar 24 humbje jete në Kosovë. Nga 13.084 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 1.029 qytetarë. Lajm i mirë është se në orët e fundit e kanë fituar betejën me virusin e  rrezikshëm 3.266 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409. Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës. Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel vazhdimisht qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e vendosura anti-COVID.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

08 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 955.811 doza të vaksinës.

Deri më sot 329.246 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 13.084 testime, 1.029 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 3.266 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 126.409.

Në total numri i rasteve aktive është 22.223. Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!