Skip to content
Të Gjitha

COVID-19 i merr jetën 2 personave dhe shënon mbi 150 raste të reja në 24 orët e fundit në vend

· 2 min lexim

Gjatë 24 orëve të fundit janë konstatuar 152 raste të reja me koronavirus nga 864 testime të kryera, ku numri më i madh është në Tiranë me 73 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 73 raste në Tiranë, 19 raste në Korçë, 9 raste në Berat, 8 raste në Durrës, 7 raste në Kukës, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Shkodër, nga 3 raste në Elbasan, Kavajë, nga 2 raste në Krujë, Vlorë, Kamëz, Mat, Gjirokastër, Klos, nga 1 rast në Fier, Lushnje, Rogozhinë, Vau I Dejës, Gramsh, Kuçovë, Maliq.

Raportohet se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 2 persona, duke e çuar në 240 numrin total të jetëve të humbura nga Covid-19.Betejën me koronavirusin e kanë humbur një pacient 61 vjeçar nga Korça dhe një 83 vjeçar nga Mirdita me sëmundje bashkëshoqëruese

Raportohet se aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 137 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 24 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar, ndërsa gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 110 persona duke e çuar në 4096.

COVID-19 – Statistika (21  Gusht 2020)

Testime totale            54435

Raste pozitive              8119

Raste të shëruara       4096

Raste Aktive                3783

Humbje jete               240 (Qarku Tiranë 119, Shkodër 34, Durrës 33, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 10, Lezhë 7, Kukës 5, Vlorë 6, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                        1947

Durrës                       489

Shkodër         302

Fier                  177

Lezhë                         157

Korçë                         165

Vlorë              146

Kukës                         123

Elbasan                118

Berat             70

Gjirokastër   45

Dibër              44