Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Çmendet Bordi”/ Ndryshojnë çmimet e karburanteve, nafta shifra rekord

16:32 07/10/2022
Reading Time: 2 min lexim

Vazhdon loja e Bordit!
Ditën e sotme Bordi i Transparencës ka vendosur që të rrisë ndjeshëm çmimin e naftës pas zhvillimeve në tregjet globale, ku karburantet u shtrenjtuan pas vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit.

Bëhet me dije se Bordi e ka çuar çmimin me pakicë të naftës në 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.

Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani. Vendimi hyn në fuqi në orën 18.00 të ditës së sotme.

Pak ditë më parë OPEC + ra dakord për shkurtimet e tij më të thella të prodhimit që nga pandemia COVID 2020, pavarësisht se tregu nuk ishte shumë i favorshëm dhe Shtetet e Bashkuara dhe të tjerët ishin kundër këtij vendimi, çka çoi në rritje të shpejtë të naftës në bursa.

Gjatë ditës së sotme, një fuçi naftë u tregtua me gati 96 dollarë. Ndonëse në bursa ky tregues është pothuajse në nivelet e fund shkurtit, përpara se të fillonte lufta, dhe kur në vend tregtohej me rreth 190 lekë për litër, operatorët e tregut pohojnë se shumë faktorë kanë ndryshuar që nga ajo kohë, duke filluar që nga dollari, që ka arritur në gati 120 lekë dhe rritja e kontratave të treguesit Platts, që është bursa referencë ku blejnë kompanitë shqiptare. Kontrata e Platts për tetorin është 1224 USD/ton dhe për nëntorin 1125,50 USD/ton.

Ndërkohë, ndërhyrjet e Bordit përmes fiksimit të çmimeve tavan të pakicës që nga fillimi i marsit nuk kanë arritur të frenojnë rritjen e çmimeve, që po i afrohet sërish niveleve maksimale prej 260 lekë për litër që arritën në vend në mars. Përkundrazi operatorët pohojnë se Bordi po i pengon kompanitë të jenë fleksibël me blerjet që do u mundësonte atyre të manovronin më çmimet/ Monitor/

Të tjera

Pas muajsh protestash të qytetarëve që nisën nga revolta studentore, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen nga presidenca
Kryesore

Pas muajsh protestash të qytetarëve që nisën nga revolta studentore, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen nga presidenca

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka paralajmëruar se planifikon të japë dorëheqjen nga posti brenda tre deri në katër muajsh,...

15:24 14/06/2026
Goditjet e SPAK dhe një rrezik i madh në horizont
Aktualitet

Goditjet e SPAK dhe një rrezik i madh në horizont

Nga Klodian Tomorri Aksionet e SPAK për të goditur pastrimin e parave në sektorin e ndërtimit, ngrenë një rrezik të...

15:06 14/06/2026
Para
Rritja e energjisë/  Pas mbledhjes së ERE-s, reagon Tabaku

Rritja e energjisë/ Pas mbledhjes së ERE-s, reagon Tabaku

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas muajsh protestash të qytetarëve që nisën nga revolta studentore, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen nga presidenca

Pas muajsh protestash të qytetarëve që nisën nga revolta studentore, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen nga presidenca

15:24 14/06/2026
Goditjet e SPAK dhe një rrezik i madh në horizont

Goditjet e SPAK dhe një rrezik i madh në horizont

15:06 14/06/2026
Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare

Tronditet Tirana, efektivi 30-vjeçar i Rrugores dyshohet se i dha fund jetës me armën e shërbimit, la pas vajzën 8-vjeçare

11:02 14/06/2026
Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

Protestat kërkojnë largimin e tij, Rama vazhdon të fajësojë qytetarët për turizmin

09:52 14/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.