Skip to content
Kryesore

Çifti i të moshuarve në Dropull u dhunuan për vdekje, fqinjët: Nuk kishin fëmijë

· 1 min lexim

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e raportuar mëngjesin e kësaj të enjteje në Dropull, ku çifti i të moshuarve Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 vjeç janë gjetur të pajetë dhe me shenja dhune në trup.

Fqinjët e të moshuarve kanë treguar se ata ishin çift i lumtur dhe se s’kishin fëmijë. Ndër të tjera banorët kanë treguar se askush nuk ka dëgjuar zhurmë, ndonëse bashkëshortët u gjetën me shenja të shumta dhune, që sipas policisë dyshohet të jenë bërë me mjete të forta rrethanore. (lexo këtu)

 “Jetonin vetëm, nuk kanë fëmijë. Nuk kujdesej njeri për ta. I gjeti fqinja, sepse e merrnin në telefon nga Athina, se ka një motër atje dhe nuk e ngrinin. Dhe i thanë shko dhe shiko si është puna. Nuk dëgjuam asgjë, as këta që ishin këtu, se unë jam nga ana tjetër e fshatit,” tha fqinja.

Ndërkohë ka qenë shqetësimi i motrës së 88-vjeçares që zbuloi ngjarjen. Ajo jeton në Greqi dhe pasi nuk i janë përgjigjur në telefon ka njoftuar komshijen e tyre, e cila i gjeti të pajetë në banesë.