Skip to content
Kryesore

Çift irlandez dorëzon në polici mbi 40 mijë euro të gjetura

· 1 min lexim

Një çift nga Irlanda është paraqitur mbrëmjen e djeshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, ku ka dorëzuar një shumë prej 41,400 eurosh të gjetura në Durrës.

Shtetasi K. S., 42 vjeç, dhe bashkëshortja e tij, K. K., kanë deklaruar se më 26 mars 2025, rreth orës 15:30, kanë gjetur shumën pranë supermarketit “SPAR” në lagjen nr. 13 të Durrësit.

Për procedurat e mëtejshme, rasti i është referuar Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, e cila do të vijojë me veprimet për identifikimin e pronarit të shumës së dorëzuar.