Skip to content
Politikë

Çështja “Gërdeci”, sot seanca e radhës për ish-ministrin Mediu

· 1 min lexim

Sot po mbahet seanca e radhës për ish-ministrin Fatmir Mediu, i cili është nën hetim për çështjen e Gërdecit.

Mësohet se seanca ka nisur në orën 9:00 në ambientet e SPAK.

Kujtojmë se Mediu po hetohet për shpërdorim detyre në lidhje me vdekjen e 26 personave dhe plagosjen e qindra të tjerëve pas shpërthimit që ndodhi në Gërdec më 15 mars të vitit 2008.

Ndëkohë edhe më para Mediu është shprehur se është i pafajshëm dhe se drejtësia do vendoset në vend për këtë ngjarje.