Skip to content
Kryesore

Çdo vonesë sjell përgjegjësi, Proda urdhëron shlyerjen e pagesave për policët

· 1 min lexim

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH që brenda ditës së sotme të kalojnë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë.

Urdhri thekson se çdo njësi buxhetore duhet të kalojë pagesat për orët suplementare, orët e natës, dietat dhe shumat e tjera të parapambetura, dhe çdo vonesë do të ketë pasoja përkatëse.

Pagesat janë në kuadër të një shume prej 1.5 miliardë lekësh, të cilat nuk përfshijnë shpërblimet, por vetëm pagesat e prapambetura.