Skip to content
Kryesore

Caktohet masa për ish-zyrtarët e arrestuar të bashkisë Tiranë, ja vendimi i gjykatës

· 1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka vendosur sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për ish-zyrtarët e bashkisë së Tiranës. Mësohet se në burg mbetën Redi Molla, Mariglen Qato dhe Taulant Tushe.

Ndërsa 5 zyrtarët e tjerë morën masën ‘detyrim paraqitje’.

Sipas SPAK, Mariglen Qato dhe Redi Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D, e cila ka rezultuar fituese në disa tendera pranë bashkisë.

Hetimi nisi kryesisht nga SPAK, më pas ka qenë Belind Këlliçi ai që dërgoi një kallëzim të ri për dosjen 5D.