Skip to content
Politikë

Buxheti 2025/ Partia e Lirisë prezanton amendamentet

· 1 min lexim

Partia e Lirisë ka paraqitur amendamentet për buxhetin e vitit 2025.

Sipas këtyre propozimeve, PL sugjeron që buxheti i vitit 2025 të parashikojë një rritje prej 6.8 përqind të pensioneve, 6.2 përqind të pagave, si dhe një rritje prej 20 përqind të ndihmës ekonomike.

Amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2025 të prezantuara nga Tedi Blushi dhe Prof. Petraq Milo:

  1. Rritje prej 6.8% të pensioneve,
  2. 6.2% të pagave
  3. 20% të ndihmës ekonomike,
  4. Si dhe anulim i pagesave për inceneratorin e Tiranës dhe për PPP-të që janë të dyshimta dhe korruptive.

Partia e Lirisë mbështet shpërndarjen e fondeve buxhetore në përputhje me parimin e përfitimit të gjithpërfshirës të rritjes ekonomike.

Ky parim synon që përfitimet nga rritja ekonomike të shërbejnë për rritjen e kujdesit social, duke siguruar që të gjitha shtresat e shoqërisë të përfitojnë, si dhe të mbështetet përparimi i ekonomisë.

Propozimet e Partisë së Lirisë kanë si prioritet mbrojtjen e familjeve dhe shtresave më të cenueshme sociale, për të ruajtur standardin e jetesës së tyre.

Po ashtu, ata synojnë rritjen e buxhetit për sektorë të rëndësishëm si arsimi, shëndetësia dhe bujqësia.