Butrinti nën kërcënim: A do të mbijetojë gardhi i Gani Strazimirit përballë projektit të ri?
Gazetari Auron Tare, në një reagim në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po promovohet restaurimi i gardhit rrethues të Butrintit. Ai vëren një kontradiktë të qartë mes këtij projekti dhe…

Gazetari Auron Tare, në një reagim në rrjetet sociale, ka ngritur shqetësimin për mënyrën se si po promovohet restaurimi i gardhit rrethues të Butrintit.
Ai vëren një kontradiktë të qartë mes këtij projekti dhe nismës së mëhershme për zëvendësimin e gardhit të ndërtuar nga Gani Strazimiri me një dizajn të arkitektit japonez Kengo Kuma.
Sipas Tares, kjo qasje jo vetëm që bie ndesh me historinë e vendit, por edhe rrezikon të shkatërrojë një simbol të çmuar të trashëgimisë kulturore shqiptare.
Njoftimi:
Gardhi i Gani Strazimirit apo Gardhi i Kengo Kuma?”
Ne nje video promocionale AADF ne bashkepunim me Ekipin e Komunales se Gjirokastres, popromovojne restaurimin e Gardhit rrethues te Qytetit Antik te Butrintit. Restaurimi i nje gardhi te thjeshte sigurisht nuk ka ndonje gje te madhe per tu promovuar por AADF e cila kerkon me patjeter te tregoje dhembshurine e madhe qe ka per Trashegimine Shqiptare, shkruan se ky eshte nje gardh historik te cilin e ka ideuar nje nga emrat e rendesishem te Trashegimise se Monumenteve shqiptare, Gani Strazimiri.
Mirepo AADF dhe mbeshtetesit e saj. harruan se ne 2023 shpallen me trumpeta nje Projekt te ideuar nga arkitekti Japonez Kengo Kuma i cili do te zhdukte fare Gardhin e Gani Strazimirit duke e zevendesuar ate me gardhin e Kengo Kumbes.
Qe futja e arkitektures japoneze ne Butrintit eshte nje marrezi e madhe kete nuk e justifikon as emri i arkitektit Kuma, por perpos ideve te marra qe vine nga sponsorizuesit e AADF-se, heqja e nje simboli te arkektures shqiptare si Gardhi i ark Strazimirit eshte nje goditje e rende e Trashegimise se Butrintit i cili duhet te ruaje me fanatizen te gjitha fazat historike te saja.
Nderkohe AADF as qe nuk e kishte planifikuar qe e gjitha zona qe do te vendosej Gardhi i Kumes ishte zone arkeologjke dhe me te gjitha ligjet dhe konventat eshte e ndaluar te shkaterrohet nga idiotesirat vanitoze te provincialeve te AADF-se.
Nderkohe konkursi i sponsorizuar nga AADF dhe Ministria e Kultures e drejtuar nga nje ministre qe sot i eshte harruar emri ka kushtuar mjaft. Fonde te cilat mund të përdoren per restaurimin e Monumenteve.
Gjithsesi interesante eshte se sot ne kete Gusht pervelues. Ekipi i Komunales se Gjirokastres dhe AADF po promovojne Gardhin e Gani Strazimirit. Po Kengo Kuma ku eshte?
