Skip to content
Të Gjitha

Burri qëllon me thikë gruan në Kamëz, arrestohet nga policia

· 1 min lexim

KAMËZ

Një burrë 71 vjeç ka qëlluar me thikë gruan e tij sot në rrugën “Manhatan” në Kamëz.

Ngjarja ndodhi pas një konflikti në familje. Ndue Prenga 71 vjeç, pas një sherri, ka qëlluar bashkëshorten e tij me mjet prerës.

Gruaja u transportua menjëherë në spital, e ndodhet tashmë në gjendje të rëndë për jetën.

I moshuari sapo ka parë se në banesë ishte afruar policia, ka tentuar të arratiset.

Mirëpo, ai u prangos nga forcat policore dhe pritet të dërgohet në burg.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

71-vjeçari ka qenë i dënuar edhe më parë, për vepra të rënda të krimeve ndaj personit.