Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Botuesi tregon momentet e fundit të Kadaresë: Makinat s’i hapnin rrugën ambulancës

12:54 03/07/2024
Reading Time: 2 min lexim

Mes personave të pranishëm në Teatrin e Operas dhe Baletit ku po mbahen homazhet në nderim të Ismail Kadaresë, ka qënë dhe botuesi Bujar Hudhri. Ai është një prej personave më të afërt me shkrimtarin dhe familjen e tij, ndërsa ka zbuluar dhe momentet kur Kadare është transportuar pothuajse i pajetë në QSUT.

“Kur shkova në banesë e gjetëm të ngrirë, më pas e transportuam me një ambulancë, që mua mu duk se nuk kishte mjetet e nevojshme. Gjatë gjithë kohës, edhe pse ishin ndezur sirenat, makinat nuk e hapnin rrugën. Shoferi shante gjatë gjithë kohës, për shkak të trafikut”, u shpreh Hudhri.

I pyetur nëse gjeniu i letrave ka lënë një dorëshkrim pas, Hudhri u shpreh se nisur nga bisedat që ka pasur me të, mund të ketë lënë diçka. E drejta e botimit do t’i kalojë bashkëshortes së shkrimtarit, Helena Kadaresë dhe dy vajzave.

Bujar Hudhri: Nga vetë natyra e Kadaresë, ai nuk tregonte se çfarë ishte duke shkruar. Kur e kishte nisur dhe do të bashkëpunonte me botuesin, ti kuptoje që një vepër e re ka nisur, por derisa s’ta ka sjellë, ai nuk ta tregonte se thoshte “jam supersticioz”, nuk e tregonte. Mund të ketë, ndoshta gjenia e tij nuk mund të rrinte pa krijuar dhe shpeshherë e kam pyetur në ditë të ndryshme, në momente të ndryshme, i qetë, i paqetë, duke pirë kafe, duke ecur se vërtet, a i ishte duke shkruar, “po”, thoshte, “duke shkruar”, pastaj të nesërmen e përgënjeshtronte por ajo që unë mendoj se ai ka lënë ishte diçka që e ka nisur te kafe “Rostand”, një libër, është një kapitull që quhet “Mozaikale”. Aty janë ca tekste si bizhu, si xhevahire, të shkurtra, të kondensuara, brilante dhe ndoshta bëhet sepse mosha e tij,  talenti i tij i madh bënë që të japë të tilla mrekullira por edhe zgjatin shumë se duan fuqi fizike. Jam i sigurt që këto ka lënë se shpesh thoshte “po, një ngjarje te ‘Juvenilja’, një takim, një fytyrë gruaje”, diçka e tillë, shpresojmë.

Do i shohim të botuara?

Bujar Hudhri: Tani nga nesër e tutje zonja Kadare me dy bijat kanë të drejtën.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: ismail kadare

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Blindohet Kakavija/ Ekstradohet sot nga Greqia, Laert Haxhiu

Blindohet Kakavija/ Ekstradohet sot nga Greqia, Laert Haxhiu

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip