Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Blinken vazhdon përpjekjet diplomatike për arritjen e një armëpushimi në Gazë

17:36 21/03/2024
Reading Time: 2 min lexim
epa10801679 US Secretary of State Antony Blinken speaks to the media at a press conference in the State Department’s briefing room in Washington, DC, USA, 15 August 2023. Blinken answered questions on Niger, Ukraine, and the potential prisoner exchange with Iran.  EPA/JIM LO SCALZO

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të enjten me presidentin egjiptian Abdel Fattah El-Sisi në Kajro, gjatë misionit në Lindjen e Mesme në përpjekje për të arritur një armëpushim në Gazë.

Në një intervistë për një televizion arab, Blinken tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë trysni për një armëpushim të menjëhershëm që do të ishte i lidhur me lirimin e pengjeve, duke shtuar se një marrëveshje për këtë qëllim do të sillte lehtësim të menjëhershëm për palestinezët që po vuajnë në Gazë.

“Mendoj se hendeku po tkurret dhe mendoj se ka shumë gjasa që marrëveshje të arrihet”, tha kryediplomati amerikan.

Ai tha se Shtetet e Bashkuara kanë hartuar një projekt-rezolutë për ta paraqitur në Kombet e Bashkuara për këtë qëllim. Bisedimet për armëpushimin rifilluan këtë javë në Katar, me synimin për një pauzë prej 6 javësh në luftime, që do të mundësonte lirimin e 40 pengjeve izraelitë në këmbim të qindra palestinezëve të burgosur.

Megjithatë, problemi kryesor mbetet Hamasi që thotë se do t’i lirojë pengjet vetëm si pjesë e një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës, ndërsa Izraeli kërkon të diskutojë vetëm për një pauzë të përkohshme.

Një zyrtar amerikan tha se ishte arritur përparim i konsiderueshëm në bisedimet e zotit Blinken me Arabinë Saudite përsa u takon kushteve për një normalizim të ardhshëm marrëdhëniesh me Izraelin dhe se kanë mbetur vetëm disa çështje të pazgjidhura.

Shtëpia e Bardhë i kishte filluar përpjekjet për njohjen e Izraelit nga Riadi në këmbim të garancive të sigurisë për Arabinë Saudite nga Shtetet e Bashkuara që para sulmit të 7 tetorit. Por tani një marrëveshje e tillë është vendosur në kontekstin më të gjerë rajonal, sipas së cilit Uashingtoni dëshiron një zgjidhje përfundimtare me dy shtete mes Izralit dhe palestinezëve.

Vizita e zotit Blinken në rajon vjen mes tensioneve mes Presidentit Joe Biden dhe kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu mbi planet izraelite për një sulm ushtarak në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Presidenti Biden ka bërë thirrje për anulimin e planeve për një sulm tokësor në Rafah, qyteti në skajin jugor të Gazës, ku strehohet më shumë se gjysma e 2.3 milionë banorëve të enklavës.

Netanjahu e ka hedhur poshtë këtë thirrje. Sot ministri izraelit për çështjet strategjike, Ron Dermer tha në në një intervistë se Izraeli do të marrë kontrollin e Rafahut edhe nëse kjo do të shkaktonte përçarje me Shtetet e Bashkuara, duke thënë se ai është bastioni i fundit i Hamasit.

Dermer është pjesë e një delegacioni të lartë Izraelit që do të vijë në Shtetet e Bashkuara në ditët e ardhshme për bisedime në Shtëpinë e Bardhë, lidhur me planet e Izraelit për ofensivën në Rafah, masat për mbrojtjen e civilëve dhe ndihmat humanitare./VOA

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: amrepushimiblinkengaza

Të tjera

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës
Aktualitet

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Procedimet e qytetarëve pas protestave nuk mund të kthehen në armë për të frikësuar sheshin. Policia mund të referojë. Mund...

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës
Aktualitet

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Pas procedimeve penale ndaj protestuesve, qeveria duket se po hedh në lojë çdo mjet për të bllokuar revoltën qytetare. Goditja...

18:31 21/06/2026
Para
Salianji nga Hasi: Rama dështoi me kapjen e opozitës

Salianji nga Hasi: Rama dështoi me kapjen e opozitës

Lajmet e fundit

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

Prokuroria të mos bëhet noter i policisë kundër protestës

20:07 21/06/2026
Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

Bllokime në TikTok, procedime protestuesish dhe gjoba 110 mijë lekë për diasporën: qeveria luan çdo kartë kundër protestës

18:31 21/06/2026
Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

Për një Parti Socialiste pa Edi Ramën!

17:52 21/06/2026
Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

Dita e 21-të/ Policia procedon edhe 9 protestues që e gdhinë para Kryeministrisë, qeveria tenton të shuajë tubimin me presion

16:24 21/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip