Blinken: Nuk mund të ketë armëpushim në Ukrainë pa tërheqjen e forcave ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten se nuk mund të ketë një armëpushim për luftën në Ukrainë, nëse nuk është pjesë e një marrëveshjeje për paqe “të drejtë dhe afatgjatë”, ku përfshihet tërheqja e ushtrisë ruse. Sipas sekretarit amerikan të shtetit, nëse Rusisë do t’i lejohej të mbante territorin e pushtuar ukrainas, kjo do të jepte një mesazh të gabuar për Moskën dhe për të gjithë agresorët e tjerë në të ardhmen.
Sekretari Blinken tha se “një armëpushim që thjesht do të ngrinte vijat aktuale” të frontit dhe do t’i lejonte Presidentit rus Vladimir Putin “të konsolidonte kontrollin mbi territorin e kapur, të riarmatosej dhe të rifillonte sulmet – nuk është një paqe e drejtë dhe afatgjatë”.
Nëse do t’i lejohej Moskës që të mbante një të pestën e territorit ukrainas që e ka pushtuar, kjo do të dërgonte një mesazh të gabuar për Rusinë dhe për “agresorët e tjerë në të ardhmen në mbarë globin”, tha sekretari amerikan i shtetit.
Sekretari i Shtetit i bëri komentet në Helsinki.
“Presidenti Putin u përpoq për dy dekada të ringrejë ushtrinë ruse në një forcë moderne me armatime të reja, me një zinxhir komandimi efikas dhe me ushtarë të mirëstërvitur dhe të mirëpajisur. Kremlini ka pretenduar shpesh se ka ushtrinë e dytë më të fortë në botë dhe shumë njerëz e besuan. Sot, shumë e shohin ushtrinë ruse si të dytën më të fortë në Ukrainë, paisjet e saj, teknologjinë, drejtuesit, trupat, strategjinë, taktikat dhe moralin. Një shembull klasik i dështimit. Edhe ndërsa Moska po shkakton dëme shkatërrimtare dhe pa dallim ndaj Ukrainës dhe ukrainasve, Rusia vlerësohet se pësuar mbi 100 mijë viktima vetëm gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërsa Putini dërgon valë pas vale rusësh si mish për top”, tha Sekretari Blinken.
Shtetet e Bashkuara janë aleati dhe furnizuesi kryesor perëndimor me armatime për Kievin për ta ndihmuar në përballjen me forcat ruse. Më herët nga Oslo, ku u zhvillua takimi i NATO-s, Sekretari Blinken rikonfirmoi mbështetjen për sovranitetin e Ukrainës.
“Ndërsa populli i Ukrainës tregon kurajo dhe sakrificë të jashtëzakonshme, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe vende nga mbarë bota vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e tyre për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial dhe të drejtën për të zgjedhur të ardhmen e tyre. Së bashku, kemi angazhuar miliarda dollarë për asistencën e sigurisë, përfshirë zotimin tonë rishtazi për të përgatitur pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve F-16, që po shqyrtohet nga Norvegjia. Kemi vendosur sanksione të ashpra ndaj makinerisë ruse të ekonomisë së luftës, ndërkohë që ofrojmë ndihmë humanitare, ekonomike dhe energjitike”, tha Sekretari Blinken.
Gjatë vizitës së tij në Finlandë, vend kufitar me Rusinë dhe që u anëtarësua rishtazi në NATO, Sekretari Blinken theksoi se Rusisë do t’i duhet të paguajë gjithashtu për rindërtimin e Ukrainës dhe se do të mbahet përgjegjëse për sulmin frontal ushtarak ndaj vendit fqinj që filloi në shkurt 2022.
Uashingtoni ka shprehur gatishmërinë për të mbështetur përpjekjet për paqe nga vende të tjera, përfshirë iniciativat rishtazi nga Kina dhe Brazili, por ka nënvizuar se një marrëveshje për paqen duhet t’i përmbahet parimeve të sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë./VOA
Read next
Kulla te Parku Rinia/ Gazetari holandez “shkatërron” projektin e BIG: I kopjuar, dembel dhe pa frymëzim; pikëpyetje mbi konkursin dhe rolin e Ramës
Projekti i studios daneze BIG për ndërtimin e një kulle në Parkun Rinia, në zemër të Tiranës, është…
Zgjerohet skandali i videove të Adi Hilës/ Zbulohen dy personazhe të tjera: biznesmeni Demo Haliti dhe këngëtari Gent Hoxha në regjistrimet intime
Skandali i videove intime që lidhen me kompozitorin Adrian Hila po merr përmasa të reja, ndërsa thuajse çdo…
Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, nga burgu kaloi në shtëpi/ Petri Bozo kërkoi sërish zbutje mase për të shkuar në “Miss Globe” në Tajlandë
Vetëm pak javë pasi Gazeta Reforma ngriti pikëpyetje mbi zbutjen e masës së sigurisë ndaj Petri Bozos, producenti…
Denoncimet e Ahmetajt për trafik armësh, SPAK kontrolle te Ron Yeffet dhe Ministria e Mbrojtjes
Prokuroria e Posaçme (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në banesën e biznesmenit izraelito-amerikan…