Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Bizhuteri, diamante e pastrim parash, SPAK godet grupin kriminal, mes të arrestuarve edhe ish-shoferi i Ardi Veliut (DETAJE)

18:25 14/06/2023
Reading Time: 2 min lexim

Një nga njerëzit më të afërt të drejtorit të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Ardi Veliut, ka përfunduar në pranga si pjesë e një grupi kriminal. 15 urdhër-arreste janë firmosur nga Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK teksa janë ekzekutuar shumica prej tyre, mes të cilëve ka përfunduar në pranga shoferi i Ardi Veliut, Sokol Idrizaj dhe bashkëshortja e tij, ndërsa në arrest shtëpie janë lënë dy vajzat e çiftit. Anëtarët e familjes Idrizaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, trafikonin nga Franca në Shqipëri sende të vjedhura me vlera të mëdha, që më pas shiteshin në vendin tonë. Mes personave të arrestuar janë edhe efektivë policie të Portit të Durrësit dhe pikës kufitare të Hanit të Hotit, për të cilët ka dyshime se lejonin aktivitetin e grupit kriminal. Idrizaj ka punuar me status në strukturat e Policisë së Shtetit kur kjo kupolë drejtohej nga Ardi Veliu, në pozicionin e shoferit të tij. Burime pranë Prokurorisë konfirmojnë se procedimi penal është regjistruar në vitin 2020, kohë kur Idrizaj i shërbente Veliut. Nuk përjashtohet mundësia që në këto rrethana, ai të ketë përdorur edhe funksionin për të krijuar lehtësira në futjen e mallrave me vlerë me qëllim shitjen e tyre në Shqipëri. Më shumë se një vit më parë, Idrizaj u lakua si i përfshirë në aktivitet kriminal, dhe në atë kohë iu ushtrua edhe kontroll banese. Në rrethanat e këtij skandali, pas largimit të Ardi Verliut nga drejtimi i Policisë së Shtetit, njëherësh vendosi edhe largimin e personit të besuar të tij nga shërbimet pranë kësaj kupole. Autoritetet franceze kishin dyshime të forta për veprimtarinë e grupit kriminal, teksa nisën letërporosi ndaj autoriteteve shqiptare. Procedimi u regjistrua për 6 vepra penale, mes të cilave “Pastrimi parash”, “Ushtrimi pa licencë i veprimtarisë bankare”,  “Kontrabanda me mallra të tjerë”, të gjitha në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”. Mësohet se dy vajzat e Sokol Idrizajt, që janë lënë në arrest shtëpie, ishin studente në Francë, teksa ka dyshime të kenë patur rol në aktivitetin kriminal për të fshehur gjurmët. Prokuroria e Posaçme, e mbështetur nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Forcat Oeracionale në Policinë e Shtetit, nisën ekzekutimin e urdhërave të arrestit të martën deri të mërkurën në mëngjes, duke e mbajtur në kushte kofidencialiteti të gjithë operacionin.

Të tjera

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet
Kryesore

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Studentët shqiptarë në Shkup do të dalin sërish në protestë më 18 maj, për të kërkuar të drejtën që provimi...

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik
Kryesore

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë edicioni më i madh në historinë e futbollit, por bashkë me spektaklin dhe...

22:20 14/05/2026
Para
Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer nga forcat serbe pranë kufirit në veri (Fotot+Emrat)

Kosova akuzon Serbinë se ka rrëmbyer 3 efektivët e policisë, vjen reagimi i policisë serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

Gati për protestën e radhës/ Lorik Cana në krah të studentëve shqiptarë në Shkup: Gjuha nuk negociohet

18:03 15/05/2026
Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

Botërori 2026 nën kërcënimin e vapës ekstreme: Disa ndeshje në rrezik

22:20 14/05/2026
Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

Me 10 milionë lekë kapital, Donald Veshaj kërkon nga Rama leje për kullë 33 kate në Vlorë

14:22 09/05/2026
RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

RTSH i jep 9.5 mln euro tenderin Idea-Tel, anëtari i KVO denoncon korrupsion dhe çmim të fryrë

18:48 08/05/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.