Skip to content
Kosovë

Bilanci në Kosovë/ Bie numri i rasteve të reja, 28 humbje jete në 24 orë

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë publike shifrat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 6.310 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 489.  Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me virusin 28 pacient. Numri i rasteve aktive në total në të gjithë Republikën e Kosovës është 25.290. Lajm i mirë është se  e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm 859 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 mijë e 711.

Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet të gjitha masat e vendosura anti-COVID, ndërsa ka bërë thirrje që  të vaksinohen në mënyrë që të mbrojnë veten dhe të tjerët rreth tyre. Varianti i ri “Delta”, kandikuar në shtimin e rasteve ditore.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 859 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124.711.

Në total numri i rasteve aktive është 25.290.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!